Skënderbeu gjen sulmues te Prishtina?

Shend Kelmendi është emri i sulmuesit të ri të Skënderbeut, sipas Gazetaolle.com në Kosovë.

Burime të Gazetaolle.com pranë futbollistit, bëjnë me dije se ai tashmë ka arritur marrëveshje me klubin shqiptar.

Kelmendi ditë më parë u largua nga klubi ku u rrit, Prishtina, që nuk ia rinovoi kontratën. Sulmuesi është kërkuar edhe më parë nga Skënderbeu, mirëpo Prishtina kërkoi dëmshpërblim për ta liruar. Prishtina kërkoi 200,000 euro, madje kërkoi edhe 20 për qind të kartonit të tij.

Dy vite më vonë, klubi i Prishtinës e lë të lirë njërin ndër futbollistët më të talentuar në futbollin kosovar.

Natyrisht, duhet parë nëse Skënderbeu e sheh Kelmendin si një lojtar të së ardhmes, apo si sulmuesin kryesor e sezonit të ardhshëm, që aq shumë po e kërkon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *