Godet Skënderbeu: klubi korçar ka arritur të sigurojë shërmbimet e sulmuesit Ali Soue nga Kievo.
Bëhet fjalë për një sulmues nga Gambia, 23 vjeç, i cili luan prej vitesh në Itali.
I rritur te Kievo, duke debutuar që në moshën 20-vjeçare në Serinë A, Soue ka luajtur në huazim që atëherë te Juve Stabia, Peskara, Latina, Modena, Leçe, Prato e Viboneze.
Eksperienca nuk i mungon, në vitin 2017 ka shënuar 6 gola në 18 ndeshje te Viboneze.
1.91 i gjatë, Soue duket goditja e madhe e sulmit, pasi Skënderbeu shpreson që të ketë bërë një goditje të ngjashme me Ekubanin te Partizani.