Skënder Gega ofertë nga Kukësi, pritet përgjigja

Skënder Gega është përfolur ditët e fundit si pasuesi i Ernest Gjokës në stolin e Kukësit. Megjithatë, gazeta mëson se realisht Gega është kontaktuar ditët e fundit nga Kukësi, por jo për këtë post. Mendohet që pozicioni i Gegës, nëse do të pranojë, do të jetë ai i drejtorit teknik. UEFA e kërkon patjetër një pozicion të tillë në klub, para regjistrimit për ndeshjet e turit të dytë kualifikues dhe Kukësi në fakt duhet të kompletohet në këtë drejtim. Ish-trajneri i kombëtares shqiptare U-21, i cili ka punuar pak kohë edhe në Kuvajt, tashmë është i lirë në treg dhe mund të pranojë ofertën e Kukësit. Pavarësisht sukseseve në Europë, duke qenë klubi i vetëm shqiptar që ka arritur të kalojë tre ture, verilindorët ende nuk i kanë provuar grupet e Europa League. Afrimi i Gegës do të ishte një “armë” më shumë, për të shtuar eksperiencën në stafin e Kukësit.

Tashmë topi i mbetet Gegës, i cili duhet të vendosë nëse do të bëhet pjesë e kampionëve apo jo. Nëse do të vijë një refuzim, e sigurt mbetet që kuksianët do të kërkojnë një tjetër alternativë për detyrën e drejtorit teknik. Aktualisht atë pozicion nuk e mbulon askush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online