Skena e çuditshme, trajneri i Frajburgut iu lut Nojerit për fanellën

Zakonisht në fund të ndeshjeve lojtarët shkëmbejnë fanellat me njëri-tjetrin, të paktën në nivelet më të larta të futbollit, sepse nuk po flasim për kampionate si ai shqiptar, ku një fanellë e humbur i kushton shtrenjtë një futbollisti.

Ka edhe raste kur lojtarët nuk i ndërrojnë fanellat, por shkojnë te tifozët dhe ua hedhin, apo ia japin dikujt.

Megjithatë, nuk kishim parë ndonjëherë që një trajner të futet në fushë për t’i kërkuar fanellën një lojtari.

Ndodhin në Bajern Mynih-Frajburg: trajneri mik Kristian Strajsh u fut në fushë sapo mbaroi ndeshja e mbyllur në barazim 1-1 dhe në vend që të festonte pikën e parë pas shumë e shumë humbjesh në Mynih, shkoi te Nojer dhe i kërkoi me këmbëngulje fanellën, ndërsa portieri i kombëtares gjermane e shihte i habitur.

Pas ndeshjes 53-vjeçari Strajsh shpjegoi: “Kam një djalë që është tifoz i Nojerit dhe m’u lut t’i kërkoja fanellën atij. Si trajner, thuajse më vinte turp për atë që po bëja, por jam i kënaqur që po bëj djalin tim të lumtur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *