Skandaloze ajo që bënte Ramos gjatë fëlliqjes nga Ajaksi!

0

Reali i Madridit po kalon një nga momentet më të vështira. Eliminimi nga Champions League, me rezultatin 1-4 ndaj Ajaksit, ka regjistruar një rekord negativ për madrilenët. Ata i kanë humbur 2 ndeshjet e fundit shtëpiake në Champions League me 3 gola diferencë dhe kjo është hera e parë në histori që u ndodh.

Për të mos mjaftuar kjo, apo edhe fakti që për herë të parë Reali pëson dy gola në 18 minutat e para në Champions, është dashur edhe ajo që kapiteni Sergio Ramos ka bërë në tribunë. Gjatë zhvillimit të ndeshjes ka ndodhur diçka që tashmë do e vërë në shënjestër qendërmbrojtësin.

Teksa shikonte ndeshjen kundër Ajaksit, disa kamera po regjistronin dokumentarin e tij. Pikërisht në një nga ditët më të zeza të Realit ndodh diçka e tillë. Askush nuk e kish menduar eliminimin, sidomos me shifra të tilla. Vetë Ramos madje kishte preferuar të ndëshkohej me karton të verdhe dhe të priste çerekfinalet…

Kamerat që regjistrojnë Ramosin | FOTO: CHEMA REY, MARCA
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.