Skandali/ Në Turqi plasin polemikat, presidenti i Galatasarait për lojtarin e tij: Jemi lodhur nga orgjtë dhe festat e shfrenuara…

Galatasarai e ka humbur tërësisht rrugën e titullit kampion teksa në pesë ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një fitore. Kështu kjo skuadër renditet në vendin e tretë duke ia lënë stafetën e luftës për titull vetëm Beshiktashit dhe Fenerbaces. Por përse vjen kjo formë e dobët e Galatasarait?

Në gazetën turke “Milliyet” është publikuar një intervistë me presidentin e Galatasarait, Mustafa Cengiz. Ky i fundit sulmoi një prej lojtarëve të ekipit, Ryan Donk. “Futbollistët nuk po stërviten siç duhet. Po stërviten vetëm në mbrëmje. Jemi lodhur me orgjtë e Ryan Donk dhe festat që organizon në mbrëmje. Po e kalojnë shfaqjen e tyre diku tjetër”.

Kaq ka mjaftuar që në Turqi të plasin polemikat për mënyrën sesi po menaxhoi klubi i Galatasarait. Nuk kaloi shumë kohë që vetë skuadra e njohur të vinte me deklaratën që mohon tërësisht fjalët e presidentit: “Këto janë fjalë janë tërësisht imagjinare dhe janë publikuar në gazetë. E pamoralshme mund ta quajmë më së paku. Kjo është përpjekje për të diskredituar presidentin e klubit Mustafa Cengiz në publik duke vendosur fjalë që nuk janë thënë kurrë dhe plot shpifje”, shkruhej në deklaratë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online