Merkato në stafin drejtues, klubi gjerman i ofron karriken e drejtorit sportiv Igli Tares

Igli Tare është një nga emrat më të përfolur në rolin e drejtorit sportiv. Shpesh është vlerësuar si ndër më të mirët në pozicionin e tij në Serie A, por edhe më gjerë në Europë. Gjetjet e tij në merkato kanë rezultuar jo pak herë të suksesshme dhe ka treguar se me pak shpenzime mund të ndërtohet një ekip konkurues e që mund të sjellë përfitime të mëdha.

Nuhatja e tij për talente ka bërë që të përfundojë në listën e dëshirave për shumë klube kur vjen fjala për merkaton në stafin drejtues. Së fundmi, mediat në Gjermani raportojnë se Eintrakti i Frankfurtit dëshiron t’i ofrojë karriken e drejtorit sportiv pikërisht Igli Tares. Fredi Bobiç do të largohet nga ky rol për të shkuar në radhët e Hertas së Berlinit dhe e shkuara si futbollist në kampionatin gjerman e bën drejtorin sportiv të Lacios si pasardhësin e duhur për Frankfurtin. Ndërkohë një tjetër alternativë është edhe Ralf Rangnik./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online