“Ajo që na mungonte”! Ndodh për herë të parë, lojtari shqiptar do të luajë me fanellën e Malajzisë

0

Sikur të mos mjaftonte furnizimi i Europës, lojtarët shqiptarë kanë nisur që të përfaqësojnë botën mbarë kur bëhet fjalë për Kombëtaren. Ndodh për për herë të parë dhe në muajin maj do ta shohim një futbollist shqiptar me fanellën e Malajzisë. Bëhet fjalë për Liridon Krasniqin që është ftuar për dy ndeshjet miqësore në muajin maj, përpara ndeshjeve të qershorit që janë të rëndësishme ku Malajzia përballet me Emiratet e Bashkuara Arabe, Vietnamin dhe Tailandën.

Krasniqi sakrifikoi edhe karrierën vetëm për të mbërritur në këtë ditë që të kishte mundësinë e përfaqësimit të Malajzisë. Kjo pasi lojtarit i duhej të qëndronte për pesë vite në atë vend dhe të kishte mundësinë që të merrte pasaportën. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.