Skandali i PSG me lojtarët e rinj, Turam: Fakte shumë të rënda!

Një fakt skandaloz është zbuluar nga “Mediapart”, që tregon mënyrën se si është punuar në klubin francez të PSG, konkretisht në përzgjedhjen e lojtarëve të rinj në bazë të etnisë dhe origjinës së tyre.

Një gjë e tillë ka nisur në vitin 2013 deri në vitin 2018, më saktë në pranverën e këtij viti. Drejtuesit e klubit nuk e mohojnë një gjë të tillë dhe ia lë fajin ish-drejtorit sportiv, Oliver Letang, aktualisht president i klubit të Rene.

Ai së bashku me Mark Vesterlup, ish-kreu i skautëve të klubit kryeqytetas iu kërkonin fëmijëve dhe origjinën e tyre të vërtetë, duke i ndarë lojtarët në bazë etnie. Këta të fundit shigjetojnë klubin si përgjegjës për situatën e ndodhur, një gjë që ka vazhduar dhe me drejtorin e ri sportiv, Antero Henrike.

Ish-mbrojtësi i famshëm, kampion bote me Francën, Lilian Turam ka folur për këtë gjë, duke e cilësuar si një rast tepër serioz. “Fakte shumë të rënda, ndoshta të iniciuara nga disa individë, por të pa censuruara nga klubi”, shprehet 46-vjeçari, ndërsa PSG ka imponuar një kod të ri sjellje, me procedura të vigjilencës etike dhe ka përforcuar promovimin e kulturës etike në të gjithë stafin e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online