Skandal në Spanjë, Barcelona luan pa tifozë

Ditë historike në Katalonjë, ku po zhvillohet referendumi për pavarësi nga Spanja, por ndërkohë situata është kaotike dhe ka pasur përplasje në gjithë krahinën dhe sidomos në Barcelonë, mes policisë dhe protestuesve. 5.3 milionë katalanë janë paraqitur në qendrat e votimit dhe shumë prej tyre kanë qenë të bllokuara nga forcat e rendit, ndaj ka pasur përplasje të ashpra, aq sa ndeshja Barcelona-Las Palmas është konsideruar e rrezikshmërisë së lartë.

Barça ka kërkuar shtyrjen e takimit, kërkesë e refuzuar nga Federata Spanjolle e Futbollit, ndaj presidenti Hosep Maria Bartomeu ka vendosur që të luhet me dyer të mbyllura, në një situatë ireale, ndërkohë që jashtë stadiumit me mijëra tifozë prisnin të hynin.

“E luajmë këtë ndeshje me dyer të mbyllura, në mënyrë që të shihet anembanë botës ajo që po ndodh. Siguria ishte e garantuar, por është një situatë e jashtëzakonshme dhe ndaj do të luajmë me dyer të mbyllura, për të treguar se diçka anormale po ndodh”.

Katalonja po voton për pavarësinë, çka refuzohet prerë nga qeveria spanjolle, por Barcelona dhe lojtarët e saj kanë dalë hapur pro pavarësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online