Lena: Nuk kam thënë që jemi për titull

0

Mesfushori i Teutës, Nijas Lena, e ka pranuar qetësisht barazimin në Kamzë, edhe pse fitorja iku nga duart në minutën e parafundit të një sfide me dy fytyra. Kapiteni shpjegon arsyet e rënies pas shënimit të golit dhe sqaron se Teuta nuk ka vendosur si synim titullin kampion: “Pas golit e prisnim që Kamza të sulmonte shumë, për të barazuar. Ndoshta ndikoi edhe lodhja e kalendarit të ngjeshur dhe ndeshjes së kupës kundër Tërbunit. Tani vjen një ndërprerje e shkurtër, që na ndihmon, sepse kemi lojtarë të dëmtuar dhe jemi paksa të lodhur, ndaj mendoj se do të na bëjë mirë.

“Pretendimi se do ishim për titull? Jo, nuk kam thënë saktësisht ashtu, kam thënë që skuadra ka ndryshuar shumë dhe është mjaft cilësore, që mund të pretendojë për lart, por jo për titull.

“Goditëm pak portën? E vërtetë, sot ishim më pak aktivë para porte, por një gol e shënuam dhe do të mjaftonte edhe gjysmë goli për të fituar, do ishim të kënaqur. Nuk i morëm dot pikët e plota, na vjen keq, por rezultati ishte i drejtë, sepse në fund vuajtëm. Nëse fitonim do të ishte perfekte, por nuk ka problem edhe kështu”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.