Skandal në NBA, lojtari i Dallas akuzohet për përdhunim!

Një skandal ka ndodhur në basketbollin amerikan. Letonezi i Dallas Maveriks, Kristaps Porzingis, është akuzuar për dhunë seksuale. 23-vjeçari i NBA është i dëmtuar prej shkurtit të vitit të kaluar, ndërsa ngjarja është bërë publike nga “New York Post”.

Vajza që ka denoncuar ngjarjen është një ish-komshie e Kristaps dhe ka të njëjtën moshë. Ngjarja ka ndodhur pak para dëmtimit të lojtarit. Ky i fundit ka ftuar vajzën për një gotë në shtëpinë e tij luksoze dhe pastaj ka përdorur forcën për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Gjatë kësaj kohe, vajza ka heshtur për shkak se ka pranuar 68 mijë dollarë nga letonezi. Ps më shumë se një viti, ajo ka vendosur të denoncojë ngjarjen në polici. Klubi i Dallas ka publikuar një komunikatë, aty ku nuk pranon të komentojë incidentit e ndodhur për shkak të hetimeve të autoriteteve federale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online