S’ka më kthim, Rabio refuzon çdo ofertë të sheikëve

Rrugët midis Adrien Rabiosë dhe PSG-së duket se do të ndahen në fund të sezonit. Mesfushorit francez i mbaron kontrata me kampionët e Francës në muajin qershor dhe më pas do të jetë i lirë në treg, ku interesi për të kanë shfaqur shumë ekipe.

Ditën e sotme “Paris United”, një ndër portalet më pranë klubit parisien ka raportuar se bisedimet midis klubit dhe agjentes së lojtarit, që është dhe njëkohësisht mamaja e tij, kanë përfunduar dhe mes palëve nuk është gjendur akordi për gjetjen e kontratës.

Ky lajm me siguri ka vënë në lëvizje shumë klube nëpër Europë që duan shërbimet e 23-vjeçarit. Gjatë merkatos së verës klubet që u përfolën më shumë ishin Juventusi dhe Barcelona, por është mëse e sigurt që me kalimin e muajve për të do shtohen ofertat dhe nga palë të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *