Kastrioti dhe Partizani kanë dalë në fushë për të zhvilluar ndeshjen e Kupës pas 20 minutash vonesë. E gjithë kjo situatë është krijuar për shkak se nuk janë marrë masat organizative nga krutanët. Delegati Uvil Zajmi ka kërkuar praninë e autoambulancës, që nuk ka mbërritur në “Redi Maloku” në kohë.
Nisur nga situata e krijuar, trajneri i Partizani i ka kërkuar llogari delegatit të takimit për vonesën. Trajneri i Partizani është ankuar, por asnjë nuk është në dorën e tij apo të vetë Zajmit, që duhet të respektojë rregulloren.
Por nëse ai pret autoambulancën sipas rregullave, nga ana tjetër tifozët kanë pushtuar tribunën e vogël. Supozohet që të jenë 10 persona për të dyja klubet, si dhe gazetarët. Por sikurse shikohet edhe në foto, hyrja ka qenë e lirë dhe në tribunë ndodhen edhe fëmijë.