Ekskluzive: Kristal Abazaj “kokë me kokë” me trajnerin, çfarë u bisedua

0

Kristal Abazaj i ka kushtuar jo pak Anderlehtit: 750 mijë euro. Sulmuesi anësor ende nuk ka debutuar në Belgjikë dhe mezi e pret të luajë ndeshjen e parë zyrtare. Lojtari i Shqipërisë ndërkohë e ka të qartë edhe diçka tjetër: i duhet të ketë minuta, ndryshe nuk ka shumë vlerë në çfarë ekipi je nëse kërkon të bësh përpara.

Për këtë ai ka pasur një bisedë me trajnerin Hein Vanhezebrouk. “Sportekspres.com” mëson se Abazaj ka kërkuar nga trajneri garanci për minuta, ose ta huazojnë në ndonjë ekip tjetër ku mund të luajë me shumë.

Momentalisht i është thënë se do të ketë minutat e tij në vazhdim, ndaj deri në janar nuk ka asnjë shans që të huazohet në ndonjë ekip tjetër. Kështu që Abazajt i duhet të punojë fort dhe të kapë momentin e tij.

VLADIMIR PRENGA

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.