Pep Guardiola dëshiron më shumë klas në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe këtë për momentin e ofron vetëm Zhoao Kanselo. Mançester Siti kërkon që nga fillimi i verës shërbimet e portugezit. Javët e fundit “Qqytetarët” ishin gati të dorëzuar, me Juventusin që nuk pranonte të negocionte për më pak se 60 milionë euro.
“Sky Sport” raporton se “Zonja” ka hequr dorë nga këmbëngulja dhe është gati të negociojë. Siti është aty për të bërë ofertën e tij. Anglezët nuk kanë fuqi për të dhënë 60 milionë në dorë, por reklamojnë një tjetër propozim. Danilo plus 40 milionë euro. Juventusi në fillim nuk pranoi këtë ofertë, por tani duket se po mendohet. Në ditët në vijim priten zhvillime konkrete.