Siti prek kreun, Arsenal nuk di të ndalet

0

Janë mbyllur më shumë se gjysma e ndeshjeve të Premier Ligë, të vlefshme për javën e shtatë. Pasdite deri tani pa shumë surpriza, ku Siti, Totenhem dhe Arsenal fituan ndeshjet respektive. Ndeshjet kanë dhuruar një rastësi të çuditshme, teksa kanë përfunduar të gjitha me rezultatin e njëjtë 2-0, përveç Everton-Fulhem, ndeshje që u mbyll në shifrat 3-0. Gjithashtu fitore morën dhe Uolves e Leister.

Siti i Guardiolës duket se e kishte marrë lehtë ndeshjen ndaj Brajton dhe po mendon për Champions. Fitore 2-0 për “Citizens”, të cilët u mjaftuan me nga një gol për çdo pjesë dhe tani udhëheqin Premier Ligën, në pritje të duelit Çelsi-Liverpul. Sterling dhe Aguero ishin ata që i dhuruan fitoren të besuarve të Guardiolës.

Arsenal vijon serinë e fitoreve, teksa mori sot triumfin e shtatë radhazi në të gjithë kompeticionet. E pesta në radhë për Emeri në Premier Ligë. “Topçinjtë” mundën Uotford pastër 2-0, në një sfidë që u vështirësua shumë për londinezët, të cilët vetëm në minutën e 81-të arritën të zhbllokonin ndeshjen. Mesut Ozil dy minuta më pas mbylli çdo gjë duke e ngjitur Arsenalin në vendin e pestë.

Fitore gjithashtu dhe për Totenhemin e Poçetinos, që më në fund duket se është rikthyer të jetë në ritëm me skuadrat e mëdha. Herri Kejn me një dygolësh në pjesën e parë i dha fitoren “gjelave” të Londrës, të cilët në pjesën e dytë u mjaftuan me administrimin e avantazhit.

Premier Liga ka dhe 3 sfida për të zhvilluar deri në fund të javës së shtatë. Vetëm pas pak do të zbresë në fushë Çelsi dhe Liverpul, të cilët do të sfidojnë njëri-tjetrin në një duel për kreun në “Stamford Bridge”.

Arsenal-Uotford 2-0
Shënues: Ketçart (aut.) 81’, Ozil 83’
Everton-Fulhem 3-0
Shënues: Sigurdson 56’, 89’, Tosun 66’
Hadërsfilld-Totenhem 0-2
Shënues: Kejn 26’, 34’(pen.)
Mançester Sitit-Brajton 2-0
Shënues: Sterling 29’, Aguero 65’
Njukasëll-Leister 0-2
Shënues: Vardi 30’(pen.), Meguajër 73’
Uolves-Sauthempton 2-0
Shënues: Kavaliero 79’, Kastro 87’

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.