Mezani: Na u mohua një penallti, skuadrës i duhet më shumë agresivitet

Trajneri Gentian Mezani ka komentuar për ”Supersport” në emisionin “Gol pas Goli” humbjen me Kukësin. Tekniku vlonjat ka theksuar se skuadra e tij ka ende nevojë për punë, por njëkohësisht beson se sot ekipit të tij i është mohuar një 11-metërsh.

“Bëmë një pjesë të parë të kujdesshme, pasi ashtu e kishim planifikuar. Mund të evitonim 11-metërhsin, por duhet parë. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe kërkuam që të barazonim rezultatin. Mendoj se na është mohuar një penallti dhe them se ishte një ndeshje që duhej të shkonte drejt barazimit. Kemi shumë punë dhe nuk duhet të qajmë atë penallti. Uroj që të kemi një gjykim sa më korrekt dhe profesional, për punën që ne bëjmë gjatë javës. Arbitri është i ri dhe mund t’i falen këto gjëra, por në ,momentin kur jemi duhet që të jemi të gjithë profesionistë dhe të ecim para. kemi punë për të bërë ende”.

“Edhe pse fituam me Teutën ishte diçka psikologjike, pasi trajneri nuk mund të ndryshojë lojën për 2 ditë. Ndryshoi mentaliteti. Luajtëm mirë në pjesën e dytë, por duhet kohë edhe pse nuk kemi shumë kohë”.
“Kundërshtari kishte kualitet. Ne duam pikë dhe tentuam që të bënim diçka më shumë. Nuk ia arritëm dhe duhet të punojmë që të shkojmë aty ku dua unë. I mungon pak agresivitet kësaj skuadre”.

“Kam një skuadër me cilësi, djem që kanë dëshirë dhe nuk mund të them të kundërtën, jo se humbëm një ndeshje sot, pasi bëmë një ndeshje të mirë., kemi disa lojtarë të dëmtuar dhe kjo na ka prishur pak punë. Kemi lojtarë të rinj në pankinë dhe kjo na i vështirëson gjëra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online