Siti në nevojë për portier, një brazilian zëvendëson Bravon

Klaudio Bravo ka pësuar një dëmtim të rëndë, që do e mbajë larg fushave për një kohë të gjatë dhe Mançester Siti po sheh ndonjë alternativë për ta zëvendësuar. Guardiola mund të afrojë vetëm lojtarë pa kontratë, sepse merkato në ishull është mbyllur dhe alternativat janë të pakta.

Njëri prej tyre është Diego Kavalieri, i cili mbylli eksperiencën me Kristal Palas, me të cilët nuk luajti asnjë ndeshje.

35-vjeçari brazilian është një lojtar i lirë dhe siç citon “Globo Esporte”, ai mund të bashkohet me Kampionët e Anglisë. Marrëveshja pritet të mbyllet shumë shpejt dhe Kavalieri do të ishte alternativa e brazilianit tjetër, Ederson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *