Sirena angleze për Bernardeskin, Juventus përgatit rinovimin e kontratës

Federiko Bernardeski e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e dytë me Juventusin. 24-vjeçari italian duket një lojtar tjetër, ka shënuar dy gola në kampionat, po luan mirë, por mbi të gjitha është përshtatur me ekipin dhe po tregon talentin dhe personalitetin e tij.

Paraqitja pozitive e anësorit ofensiv ka shtuar vëmendjen e Mançester Junajtid, që e ndjek prej kohësh Bernardeskin. Siç citon “Calciomercato.it”, klubi anglez do të jetë gati të nisë sulmin për shërbimet e tij, për t’i dhuruar Murinjos një përforcim cilësor.

Një gjë e tillë do të jetë e vështirë, sepse Juventus nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e ish-lojtarit të Fiorentinës dhe po përgatit rinovimin e kontratës së tij, që skadon në qershor të vitit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *