Shkumbini | Mbrojtja çelësi i suksesit, kërkohet fitore dhe ndaj Tepelenës

Në dy ndeshjet e para ekipi i Shkumbinit ka arritur që të marrë 6 pikë të plota. Të dy golat vendimtarë kanë ardhur nga këmbët e dy prej lojtarëve me eksperiencë, nga kapitenin Xhura dhe mbrojtësi Ramazani.Suksesi i fundit në transfertë rrit besimin për një ecuri drejt rikthimit në Kategorinë e Parë të peqinasve, të cilët ranë edicionin e shkuar.

Synimi është që të ruhet ritmi i deritanishëm dhe të ketë vazhdimësi edhe në takimin e radhës ndaj Tepelenës. Edhe kundërshtari i radhës ka mundur që të grumbullojë pikë të plota, çka tregon shkallën e vështirësisë në këtë sfidë.

Eksperienca e lojtarëve peqinas që kane dhënë shumë eksperience edhe në Kategorinë Superiore pritet që ta ndihmojnë skuadrën në arritjen e objektivit në këtë edicion.

/LULZIM RESULI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online