Atletiko e Diego Simeone do ta ketë shumë të vështirë të kualifikohet për në fazën e mëtejshme të Champions League. Tekniku argjentinas ka eliminuar në karrierën e tij ekipe si Çelsi, Barcelona dhe Bajerni i Mynihut dhe ndaj palës italiane do të ketë një mision po aq të vështirë.
Në daljen për shtyp para takimit të nesërme Simeone vlerësoi punën e Alegeri, por në të njëjtën kohë u shfaq i bindur se djemtë e tij mund t’ia dalin t’ua bëjnë jetën ferr kampionëve të Serie A.
“Mezi po pres këtë ndeshje. Ndihesh krenar kur vihesh përballë skuadrave kaq të forta. Kështu mund të rritemi si skuadër. Juventusi është një kundërshtar shumë i fortë me një trajneri që punon prej vitesh me lojtarë të mëdhenj”.
“Do përpiqemi të përdorim pikat tona të forta për t’ua bërë jetën ferr atyre. Nuk e di me çfarë skeme do luajnë. Kristiano? Ai bëri një zgjedhje të mirë, pasi shkoi te një klub i konsoliduar në të gjitha aspektet, por tani po mendoj për kampionët e mi”, përfundoi Simeone.