VIDEO | Kurthi i Lionit funksionon, barazim pa gola në Francë

0

Lioni dhe Barcelona ndahen në barazim të bardhë 0-0 në ndeshjen e parë të luajtur në “Grupama Stadium”. Një sfidë, e cila u dominua nga Barcelona, por Lioni rezistoi deri në fund.

Ndeshje me ritëm të pabesueshëm nga të dyja ekipet në pjesën e parë, ku Barcelona ishte më dominonte. Raste të shumta të krijuara nga katalanasit, por që nuk kanë arritur të konkretizohen.

Rasti më i mirë për ekipin e Valverdes ishte ai i Usman Dembele, i cili i vetëm përballë Lopes, u neutralizua nga ky i fundit. Gjithashtu, Lioni drithëroi ekipin blaugrana, kur Terrie lëshoi një predhë, por Ter Shtegen, i ndihmuar dhe nga traversa shpëtoi ekipin e tij.

Në fraksionin e dytë ishte po e njëjta melodi, me Barçën që sulmonte dhe Lionin që priste momentin për të kapur në befasi kundërshtarin. Gjithsesi, deri në fundin e takimit, pavarësisht rasteve nuk u shënua asnjë gol, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e dytë.

UEFA Champions League
Faza e 1/8-ave
Olimpik Lion – Barcelona 0-0

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.