Simeone me këmbë në tokë: Nuk është kjo fytyra jonë e vërtetë

Atletiko është klubi më në formë për momentin në treshen e gjigantëve të La Ligas. Këtë e treguan mbrëmë në “masakrën” e “Met Life Stadium”, ku shkatërruan Realin e Madridit 7-3, kur në një moment rezultati ishte 6-0.
Pas ndeshjes Simeone u shfaq i qetë dhe pa shumë entuziazëm. Është koshient që bënë një ndeshje të mirë, po aq sa mendon se kjo sfidë nuk tregon potecialin e vërtetë të dy ekipeve.

“Kemi bërë një fazë shumë të mirë parasezonale dhe kjo fitore ishte si rezultat i kësaj. E përgatitëm mirë këtë ndeshje dhe kishim planifikuar që lojtarët kryesorë të qëndronin rreth 60 minuta në lojë. Ishte një ndeshje shumë e mirë. Lojtarët ishin entuziast dhe po i thithin shpejt idetë e mia.”

”Mendoj se kjo sfidë nuk paraqit aspak kapacitetin e këtyre dy ekipeve. Diferencën e bëri përgatitja e ndeshjes. Ishim shumë të saktë dhe të ftohtë para portës  . Feliks është më mirë në sulm. Me vizionin dhe dinamizmin e tij, ai është i rrezikshëm”, u shpreh Simeone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *