Siljanovski: Miqësoreve nuk u shihet rezultati, do jemi gati

Maqedonasi i Flamurtarit konsiderohet titullar i rëndësishëm nga trajneri Duro. Ai është i bindur në forcën e grupit dhe pret një sezon kompetitiv 

Elton Nika

Disa ditë pushim për vlonjatët, të cilët, pas kthimit nga Greqia, i kthehen stërvitjes të enjten, për të menduar më pas për ndeshjen e javës së parë të kampionatit me Skënderbeun në transfertë.

SILJANOVSKI – Futbollisti maqedonas, Goran Siljanovski, i ardhur gjatë merkatos së verës, është një nga afrimet më cilësore të Flamurtarit, pasi bëhet fjalë për një emër me shumë përvojë në skuadrat më të njohura të kampionatit maqedonas. Lojtari në fjalë pritet të mbulojë disa role në formacionin vlonjat, duke luajtur si në  mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë. Në role të ndryshme të linjës së djathtë Siljanovski është provuar edhe gjatë miqësoreve, që Flamurtari ka zhvilluar gjatë kësaj faze përgatitore në Maqedoni dhe në Greqi. Vardari, Renova dhe Rabotniçki janë skuadrat, ku ka luajtur maqedonasi, që tashmë provon të luajë në Superligën shqiptare dhe që është kërkuar nga trajner Shpëtim Duro për t’i dhënë edhe më shumë cilësi Flamurtarit. Vetë futbollisti pranon se zgjedhja e tij është ajo e duhur, pasi shprehet se është përshtatur mjaft mirë në skuadër, ndaj mezi pret të nisë kampionati.

“Ne vijmë pas një periudhe të gjatë përgatitore, – thotë Siljanovski. – Kemi punuar në Greqi dhe në Maqedoni për disa javë, duke u përgatitur me intensitet, në mënyrë që ne lojtarët të përshtatemi sa më mirë me njëri-tjetrin. Mund të them se jam në një skuadër me lojtarë cilësorë dhe profesionistë, ndaj ndihem i vlerësuar për besimin që më kanë dhënë, duke më kërkuar të vesh fanellën e Flamurtarit. E di fort mirë se sezoni i fundit nuk ka qenë në pritshmëritë e emrit të Flamurtarit, ndaj na del si detyrë që kampionatin e ri, që starton pas disa ditësh, të bëjmë gjithçka për të pasur suksesin e pritshëm. Duhet të arrijmë objektivat e klubit dhe tonat, pasi janë të lidhura bashkërisht”.

MIQËSORET – “Ndeshjet miqësore të zhvilluara gjatë kësaj periudhe kanë qenë me mjaft rëndësi, pasi kanë shërbyer për lojën e skuadrës. Pavarësisht rezultateve, që nuk kanë rëndësi, fitore apo humbje e barazim, është loja ajo që vlen më shumë. Mendoj se ka një rëndësi të veçantë fakti që ta nisim mirë kampionatin, pra me një rezultat pozitiv. E di shumë mirë që do të luajmë përballë një skuadre shumë të fortë si Skënderbeu dhe që tani merr pjesë edhe në Kupat e Europës, madje në grupe. Gjithsesi, kemi objektivat tona, ashtu si çdo klub tjetër. Rëndësi ka që gjatë këtyre ditëve të përgatitemi maksimalisht, në mënyrë që ta nisim sa më mirë këtë sezon. Jam i bindur se do të jetë një Flamurtar cilësor dhe që do të arrijmë objektivat e përcaktuara nga klubi. Ndihem mjaft mirë në këtë skuadër dhe pres me kënaqësi ndeshjen e ditës së diel, miqësoren e radhës, sepse luajmë para sportdashësve tanë, të cilët natyrisht presin shumë nga ne”, – ka përfunduar maqedonasi i formacionit të Flamurtarit, Goran Siljanovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online