Siljanovski largohet me shumë dashuri, mesazh Flamurtarit

Goran Siljanovski e ka mbyllur me Flamurtarin dhe gjasat janë që ta vijojë karrierën në Maqedoni. Sportekspres.com mëson se një rikthim te Rabotniçki ka shumë shanse të ndodhë, madje ka një marrëveshje në parim.

Mbrojtësi i djathtë ka thënë fjalët e tij pas largimit dhe thekson se Vlora dhe Flamurtari do të mbeten në zemrën e tij. Falënderimet janë të shumta prej mbrojtësit, i cili gjatë periudhës që luajti në Superiore u evidentua si një nga mbrojtësit më të mirë në krahun e djathtë.

“Në këto 18 muaj kam përjetuar shumë momente të mrekullueshme dhe kam bërë shumë miq në Vlorë. Kështu që dua t’i falënderoj të gjithë për këtë. Jam krenar që kam qenë pjesë në një klub si Flamurtari dhe ka qenë kënaqësi të punoj me ata djem. Gjithsesi nuk këtë moment kam nevojë për një sfidë të re dhe i uroj fat dhe gjithë të mirat në të ardhmen Flamurtarit,por edhe çdo personi tjetër që punon aty. Flamurtari dhe Vlora do qëndrojnë përgjithmonë në zemrën time”, shkruan Siljanovski në llogarinë e tij në “Facebook” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *