Lansinet Sidibe vjet ishte pjesë e Flamurtarit dhe bëri një kampionat mjaft të mirë. Mesfushori kaloi në verë te durrsakët dhe është një nga lojtarët kryesorë të formacionit të Shkëmbit. Futbollisti nga Guinea pranon se Teuta po kalon një moment jo të mirë.
“Është një moment i vështirë, pasi kemi barazuar në katër ndeshjet e fundit. Nuk mund ta mohojmë diçka të tillë”, thotë fillimisht Sidibe për “Supersport”. Më tej fokusin e merr takimi i radhës me Kukësin në shtëpi. “Ndeshja e kësaj jave është e vështirë. Luajmë me një ekip të fortë, por kam shumë besim. Shpresoj të jetë pika e kthesës për ne”, shtoi mesfushori.
Objektivi i drejtuesve është që ta arrihet Europa. Këtë Sidibe as që e vë në diskutim: “Nuk vendoset në diskutim Europa. Jemi një grup të rinjsh që duam të tregojmë sa vlejmë. Verën e ardhshëm do jemi duke luajtur në Europë”.