Mesfushori i Skënderbeut, Sibo po bën ndeshje shumë të mira dhe duket se është përshtatur shumë mirë me kërkesat e Shehit, paavarësisht se ka më pak se dy muaj që ndodhet në Korçë. Para ndeshjes kundër Kukësit, mesfushori ka folur për “RTSH Sport”, ku tha:
VËSHTIRËSITË – “Kam filluar të përshtatem, por ekipi ka nevojë akoma për përshtatje. Skënderbeu ka prodhuar lojë, por na kanë munguar rezultatet. Nuk kemi pasur fatin me vete dhe kështu e ka futbolli. Janë të tria rezultatet.
KUKËSI – Kemi përpara një kundërshtar që është më lart se ne në renditje. Jemi të bindur se ka pikë në lojë që të cojnë në Europë. Ky është synimi ynë, të marrim sa më shumë pikë dhe të kapim Europën, pastaj do të shohim renditjen në fund të sezonit”, tha Sibo.