Si të mos mjaftonte eliminimi, shtohet edhe fatura e kripur! Partizani merr gjobën e majme nga UEFA

Nëse pjesëmarrja në Europë pritet me padurim nga klubet shqiptare për të rritur ndjeshëm të ardhurat, këtë herë ky fakt nuk vlen për Partizanin. Si për të mos mjaftuar eliminimi që në turin e parë të Ligës së Konferencës, të kuqtë do të vuajnë edhe një faturë të kripur financiare.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur ditën e sotme dhe ka bërë publike vendimet e marra. Në mbledhjen e sotme është vendosur që Partizani të gjobitet në total me 51 mijë euro për shkak të sjelljes që tifozët shfaqën në ndeshjen kundër Saburtalos në “Air Albania”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i UEFA-s:

Ndeshja: UEFA Europa Conference League FK Partizani vs FC Saburtalo, luajtur më 14 korrik 2022 në Shqipëri.

– Të gjobitet FK Partizani me 30,000 € dhe të urdhërohet mbyllja e pjesshme e stadiumit të FK Partizani gjatë një (1) ndeshjes së radhës të kompeticionit të UEFA-s në të cilën FK Partizani luan si klub pritës, për hedhjen e sendeve. FK Partizani do të informojë përpara ndeshjes sektorin(et) që do të mbyllen, të cilët duhet të përbëhen nga të paktën 3000 vende.

– Të gjobisë FK Partizanin me 6000 euro për ndezjen e fishekzjarreve.

– Të gjobisë FK Partizanin me 5000 euro për shqetësime të turmës.

– Të gjobisë FK Partizanin me 5000 euro për pushtimin e fushës së lojës.

– Të gjobisë FK Partizanin me 5000 euro për vepra dëmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online