Sheikët i besojnë Bogdanit furnizimin me talente, ish-lojtari shqiptar merr detyrën e re në Itali

Erjon Bogdani është emëruar në rolin e kreut të skautëve në sektorin e të rinjve në klubin e Palermos. Skuadra italiane ka kaluar në pronësi të sheikëve që kanë dërguar Manchester City-n në majat e futbollit europian dhe synojnë të dërgojnë Palermon në nivele të larta në Itali. Ekipi siçilian ka objektiv ngjitjen në Serie A dhe Bigdani ndihet i lumtur që është pjesë e këtij projekti të rëndësishëm. Ish-sulmuesi shqiotar ka folur për “ilovepalermocalcio.com”, ku zotohet të bëjë më të mirën e mundshme në detyrën që i është besuar.

“Unë jam duke u marrë me Skauting për sektorin e të rinjve të Palermos. Unë do t’i jap një dorë kompanisë së re që ka ardhur. Kam tre ditë që jam në punë për ekipet e të rinjve “rosanero”. Palermo është një realitet shumë i rëndësishëm, jam i lumtur që jam këtu, shpresoj të bëj gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Erjon Bogdani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online