Quhet MekKenzi O’Nill, është 11-vjeç dhe është një djalosh i thjeshtë, në një familje normale dhe jeton në Londër. Deri më tani, asgjë jashtë të zakonshmes, por paraditen e sotme, është bërë djaloshi më i njohur në botë. 11-vjeçari, së bashku me familjen e tij, po kalonin një ditë si gjithë të tjerat në plazh, deri sa topi me të cilin po luante ka shkuar në çadrën e dikujt tjetër. Dhe e kujt ishte kjo çadër? Lionel Mesit.
5 herë fituesi i Topit të Artë është me pushime në Jumby Bay në Antigua dhe sot, i ka bërë ëndrrën realitet MekKenzit të vogël. Së bashku me djalin e tij, Tiago (6-vjeç), Mesi iu bashkua MekKenzit dhe luajtën futboll në rërë për 45 minuta. Një gjest i madh i yllit argjentinas…