Romelu Lukaku është shumë pranë kalimit te Juventusi. Ai pritet të transferohet pas një ndërrimi koke më kokë me Paulo Dibalan. Në këtë mënyrë Lukaku lë “thatë” Antonio Konten. Trajneri dhe sulmuesi nëpërmjet deklaratëve të ndryshme për shtyp kanë lënë të kutphet se kanë një admirim të veçantë kundrejt njëri-tjetrit.
Megjithatë, fati dhe Lukaku duket se nuk duan që ata të jenë pjesëtarë të një klubi. “Corriere dello Sport” zbulon se belgu e ka refuzuar Konten edhe një herë tjetër më parë. Ai e ka bërë këtë në vitin 2017, kur Konte drejtonte Çelsin. Italiani e donte me ngulm, por ndërhyrja e menjëhershme e Murinjos nga Junajtid bëri që sulmuesi të zbarkonte në “Old Trafford” dhe jo në “Stamford Bridge”.