Shumë oferta për të, Rebiç ka një preferencë

Ante Rebiç është një nga “xhevahiret” e Ajntrahtit të Frankfurtit. Sulmuesi kroat shënoi një nga golat në barazimin 2-2 kundër Verder Bremenit dhe është ngjitur në kuotën e 7 golave në kampionat.

Ai ndodhet në një formë të mirë, ndërsa shkëlqeu dhe me Kroacinë në Botërorin e Rusisë. 25-vjeçari ishte pranë kalimit te Mançester Junajtid gjatë verës, por vendosi të qëndrojë në Gjermani.

Rebiç ka folur për të ardhmen duke zbuluar dëshirën e tij. Premier Liga e tundon dhe sulmuesi beson se një ditë do të provojë emocionet e futbollit anglez.

Nuk mund ta mohoj që shumë klube, sidomos nga Premier Liga, kanë shprehur interes për mua. Kampionati anglez është tërheqës dhe i përshtatet stilit tim. Do të më pëlqente të provoja një aventurë në ishull”, është shprehur sulmuesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online