Donjet Shkodra është pjesë e Kukësit vetëm prej kontratës, pasi klubi nuk e ka në plane. Ulja e pagës nuk është pranuar nga mesfushori dhe tanimë i duhet të stërvitet me ekipin e dytë. Para ndeshjes me Flamurtarin trajneri Armando Cungu shprehej se lojtarin e kishin në plane.
“Nuk besoj se ka një çështje Shkodra. Ai është pjesë e klubit të Kukësit sërish, ju e keni parë në formacion, që do të thotë se ka qenë një lojtar që e kemi menduar si një element që mund të kontribuojë për Kukësin. Është pjesë e planeve të tuaja? Është pjesë e Kukësit. Sa kohë stërvitet me Kukësin, patjetër që është pjesë e planeve”, shprehej para ndeshjes me vlonjatët Cungu në daljen para mediave.
Qartë kuptohet se sa e kanë plane mesfushorin te Kukësi. Tanimë është kthyer në një “mundje krahu” dhe duhet parë se kush do të dorëzohet i pari. E sigurt është që Cungu nuk do të thotë më se e ka në plane Shkodrën…
Sigurisht shkodrani nuk është përgjegjës për kontratat e lojtarëve, apo problemet që ata kanë me klubin, por këto situata të krijuara nuk i shërbejnë as atij dhe pjesës tjetër të ekipit.