Murinjo akord me tatimorët, 700 mijë € për t’i shpëtuar burgut

Zhoze Murinjo ka arritur një marrëveshje me “Hacienda”, agjencinë spanjolle të të ardhurave, për t’i shpëtuar burgut nga fshehja e të ardhurave gjatë periudhës që ishte trajner i Real Madrid.

Një vit burg është konvertuar me një gjobë prej 180 mijë eurosh, si dhe duhet paguar gjoba për 3.3 milionë eurot e padeklaruara tek autoritetet tatimore spanjolle. Zhoze Murinjo ka pranuar faktin që ka fshehur të ardhurat nga shitja e të drejtave të imazhit për vitet 2011 dhe 2012, periudhë kur ishte në drejtimin e klubit spanjoll, duke përdorur një kompani me seli në Ishujt e Virgjër Britanikë.

Gjashtë muaj burg për secilin vit dhe gjoba e parashikuar me 60% të shumës së padeklaruar, e barabartë me rreth 1 milionë euro për vitin e parë dhe diçka më shumë se 1 milionë euro për vitin e dytë. Sipas “Hacienda”, Murinjo ka shmangur deklarimin e faturave për 3.3 milionë euro.

Trajneri i Mançester Junajtid ka paguar 4.4 milionë euro autoriteteve tatimore spanjolle në vitin 2014, vendim kundër të cilit apeloi, por nuk arriti të fitojë. Tani i duhet të paguajë dhe 669 mijë euro të tjera për të mbyllur çështjen, duke shkuar në total në shifrën e 5 milionë eurove, për të shmangur kryerjen e një viti burg. Si në rastin e Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos, Murinjo del nga çështja e taksave me të dhëna të pista kriminale, ndërkohë menaxheri i tij, Horge Mendez, nuk ka asnjë përgjegjësi në rastin në fjalë, njësoj si në situatën e Kristiano Ronaldos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online