Shulku: Të hënën zgjidhet gjithçka, ja propozimet tona kundër dhunës

Është koha për të gjetur një zgjidhje. “Policia e Shtetit e ka për detyrë të jetë garant për rendin në organizimin e ndeshjeve. Kështu që ne iu bashkëngjitëm kësaj ideje të Shoqatës së Arbitrave dhe këtë javë kampionati nuk do të zhvillohet në të gjitha nivelet në Shqipëri”, shprehet Ilir Shulku, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili më tej thekson në intervistën e dhënë në “Vizion Plus” se nuk është presion ndaj shtetit ndalimi i kampionatit.

“Nuk do të thoja që është presion, është diçka që e kemi kërkuar që javën e parë të kampionatit, nuk është diçka që po e kërkojmë sot. Ju keni edhe pamjet filmike, ku në ndeshjen e parë të kampionatit mes Skënderbeut dhe Partizanit ka pasur trazira. Policia nuk ishte e pranishme në stadium dhe ndërhyrja me vonesë solli ato pasoja, ku tifozët invaduan fushën dhe filluan të godasin njëri-tjetrin. Që atë ditë në një konferencë shtypi ne kemi kërkuar që Policia e Shtetit të rikthehet në stadium. Pas asaj dite ka pasur edhe disa raste të tjera të kësaj natyre, kurse rasti i fundit i vuri vulën. Nuk mendoj se po bëhet presion, por po kërkohet një e drejtë. Edhe në ligj, e thënë më shkoqur, ligji është interpretuar në mënyra të ndryshme. Juristët tanë kanë zbërthyer ligjin dhe thonë se është detyrë e Policisë së Shtetit që të garantojë rendin në aktivitet sportive, gjë të cilën policia nga ditën e parë të kampionatit e deri më sot nuk e ka bërë”.

REPLIKAT ME POLICINË DHE TAKIMI I SË HËNËS – “E thashë që ka qenë çështje interpretimi i ligjit. Neni 51.1 e thotë qartë që ruajtja e rendit dhe qetësisë në ambientet Sportive është detyrë e Policisë së Shtetit. Ka disa pika poshtë, ku ne themi që është pika e parë, Policia thotë të tjerat. Megjithatë është një çështje e shkuar, pasi të gjitha do sheshohen ditën e hënë në mbledhjen që do të zhvillohet. Do ketë përfaqësues të shtetit, duke nisur nga kryeministri, presidenti i FSHF-së, përfaqësues të klubeve dhe kështu me radhë. Aty do japim opsionet tona, ato çfarë kërkojmë ne nga qeveria dhe nga policia”.

“Nëse s’ka zgjidhje, çfarë ndodh? Mendoj se do të ketë një zgjidhje, përderisa gatishmëria e qeveriste ishte e shpejtë. Do ia lëmë ditës së hënë këtë. Mendoj se do të ketë zgjidhje”.

DËNIMET SELEKTIVE – “Nuk mendoj se është momenti për të bërë paralelizma sot, pasi jemi të gjithë koshient se nuk është rasti të bëhen paralelizma. Është koha që të dënojmë dhunën në mënyrë të fortë, pasi futbolli është sporti më i dashur dhe duhet t’i japim njerëzve kënaqësinë që të vijnë në stadium dhe të dëfrehen. Jo të kthehen fushat e sportit në arena boksi dhe ku siguria e zyrtarëve të ndeshjeve të vihet në rrezik. Kjo duhet diskutuar”.

PROPOZIMET  – “Nëse Policia e Shtetit do të rikthehet në stadium do të kërkojmë disa pika në përmirësimin e Ligjit për Sportin. Kemi bërë propozimet tona kur është bërë ligji, por në atë kohë nuk janë marrë parasysh. Mendojmë që tryeza e ditës së hënë do të sheshojë disa nga këto pika. Besoj se qeveria dhe Policia e Shtetit janë të ndërgjegjshme që duhet gjetur një zgjidhje që t’i shërbejë futbollit. Sot që flasim, të gjithë personat që kryejnë akte dhune marrin dënime administrative. Një nga pikat që do kërkojmë në përmirësimin e ligjit, është që për të gjithë personat që kryejnë akte dhunë në ambientet sportive, vepra të konsiderohet si shkelje penale. Është e vetmja pikë e fortë që do ta shtrëngojë dhe do t’i minimizojë këto fenomene. Plus kësaj ka edhe pika të tjera për përmirësimin e ligjit të Sportit dhe për sponsorizimet. Shpresojmë që qeveria të ndërhyjë dhe t’i ndihmojë klubet shqiptare për të përmirësuar anën financiare të tyre dhe rrjedhimisht do të rritet edhe niveli”, përfundoi Shulku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online