Shtyrja e ndeshjes, Tirana vendos për tifozët

Tirana-Flamurtari u ndërpre në minutën e 25-të, ndërkohë që u vendos që pjesa e mbetur e kësaj përballje të luhet nesër prej orës 13:00. Ndërkohë klubi bardheblu ka marrë një vendim në lidhje me tifozët, duke njoftuar që hyrja për ta do të jetë e lirë nesër.

“Minutat e mbetura KF Tirana – Flamurtari FC do të luhen të Enjten në orën 13:00. Hyrja e lirë”, thuhet në njoftimin e klubit të Tiranës. Një thirrje e hapur për tifozët bardheblu, që duhet të jenë në krah të ekipit në këtë përballje të rëndësishme.

Gjithçka nis 0-0, pasi portieri Koliçi arriti të priste penalltinë e Edon Hasanit në minutën e 11-të sot. Në 65 minutat e mbetura skuadra e drejtuar nga Adrian Mema do të bëjë gjithçka për të fituar.

https://www.facebook.com/kftirana.al/photos/a.1418817768374341/2211440022445441/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *