Ditën e djeshme, klubi i Shtutgartit zyrtarizoi transferimin e talentit Ozan Kabak nga Gallatasaraji. Kampionët e Turqisë përfituan 12 milionë euro nga shitja e 18-vjeçarit, i cili është një ndër talentet më premtues që ka nxjerrë akademia e klubit nga Stambolli.
Ndërkohë, media gjermane “Kicker” ka nxjerrë së fundmi një lajm të bujshëm, ku raporton se mbas këtij transferimi relativisht të shtrenjtë për financat e Shtutgartit, fshihet Bajerni i Mynihut. Sipas revistës gjermane, Bajerni ndërhyri në këtë transferim dhe e projektin të riun turk si pjesë të tyre, gjithmonë nëse ky i fundit arrin të përbushë pritshmëritë e tyre gjatë viteve të parë me Shtutgartit.
Der #VfB verpflichtet Ozan #Kabak. Der 18-jährige Innenverteidiger wechselt mit sofortiger Wirkung vom türkischen Spitzenverein @GalatasaraySK zum VfB Stuttgart. Ozan #Kabak unterschrieb nach dem Medizincheck einen Vertrag bis zum 30. Juni 2024. #MERHABAOZAN pic.twitter.com/bvUEUeDOTg
— VfB Stuttgart (@VfB) January 17, 2019
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Bajerni përfshihet si palë e tretë. Një rast shumë i ngjashëm ka ndodhur me Serzh Gnabri, të cilin Verder Bremen e bleu nga Arsenali pas garancisë së kampionëve të Gjermani, ndërsa më pas Bajerni në pronësi kartoni e tij për tetë milionë euro.