Shtubina donte Vllazninë, tani sulmon Gjokën

Ndriçim Shtubina iku me polemika nga Vllaznia verën e shkuar, ndërsa pas dështimit të aventurës te Kukësi priste një thirrje nga Vllaznia. Nëse Cungu nuk u mundua ta mbante në verë, edhe Ernest Gjoka nuk e ka konsideruar të nevojshëm tani, duke parë sa shumë anësore ka në dispozicion.

Megjithatë, kjo gjë i ka mbetur peng Shtubinës, i cili ka firmosur për Laçin dhe ndërkohë zbraz dufin duke folur për ‘TV1 Channel’ në Shkodër. Në shënjestër trajneri Gjoka, që sipas Shtubinës nuk e do shumë Vllazninë, sepse nuk është shkodran. Shtubina flet edhe për merkaton e Vllaznisë, duke e gjykuar të gabuar deri tani, edhe pse nuk ka ende asnjë zyrtarizim dhe nuk dihej çfarë do të thoshte Shtubina nëse do të firmoste në Shkodër.

“E kam pritur një kontakt me drejtuesit, por nuk më ka kontaktuar kush dhe unë bëra zgjedhjen time, pasi drejtuesit e Laçit më kanë kontaktuar dy-tri herë rresht dhe kur e pashë që diçka në Shkodër nuk shkon, atëherë vendosa të firmosja direkt me Laçin”.

“Më vjen keq për situatën, sepse dita-ditës po rëndohet më shumë. Njerëzit mendojnë se do gjendet zgjidhja, por unë tani kam edhe eksperiencë në futbollin tonë dhe e shoh se situata nuk është e mirë, me gjithë dëshirën e drejtuesve, por ndoshta edhe nuk janë në dijeni të situatave, ndoshta edhe nuk dinë dhe e bëjnë pa dashje. Unë them se edhe disa emra lojtarësh që përmenden në gazeta e nëpër portale, të kenë kujdes sepse nuk janë për Vllazninë. Flas ngaqë unë e dua Vllazninë dhe mund ta jap edhe ndonjë këshillë, por gjithsesi ndoshta ata nuk e duan mendimin tim. Ka ish-futbollistë që mund ta japin një mendim për blerjet. Unë mund të thosha që mos t’ia lënë çdo gjë trajnerit, sepse trajneri nuk është shkodran dhe nuk i djeg shumë për Vllazninë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online