Pakult, me pagë “modeste” te Kukësi

Kukësi doli kampion me Ernest Gjokën, i cili kishte një pagë mjaft të ulët krahasuar me shumë kolegë, duke pasur në kontratë një bonus të majmë në rast titulli, edhe pse nuk e mori të plotë sepse në verë i kërkuan llogari pse nuk fitoi edhe kupën!

Pas tij erdhi Mlladen Milinkoviç, i cili përfitoi një kontratë të shkëlqyer, por gjithashtu mori staf me vete, duke bërë që shpenzimet te Kukësi të shkonin në stratosferë.

Tani Safet Gjici duket se ka vënë mend, sepse pas diskutimesh të gjata ka punësuar Peter Pakult dhe austriaku jo vetëm që nuk do të sjellë staf me vete, por do të ketë një pagë modeste prej 4.000 eurosh në muaj, mëson Sport Ekspres.

Ndihmës i tij do të jetë Rraman Hallaçi, është afruar edhe një përgatitës atletik shqiptar, Andi Baze, trajner portierësh mbetet Gut Takaj dhe gjithashtu drejtori sportiv do të jetë një shqiptar, Nderim Nexhipi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online