Partizani ka bërë thuajse gjithçka mirë në 13 javët e para të kampionatit, pasi e sheh veten në krye të klasifikimit. “Demat” kanë ndryshuar shumë nga edicionet e fundit, pasi këtë sezon nuk bërtasin me të madhe që kërkojnë titullin. Trajneri Gega ka sjellë një tjetër frymë dhe ambienti ka qetësi, çka është një faktor i rëndësishëm në një skuadër.
Edhe pse gjërat një në rrugën e duhur, shihet se në sulm kryeqytetasit kanë paksa mangësi, kjo për faktin se pjesa më e madhe e ndeshjeve janë zgjidhur nga mesfushorët, të cilët duhen përgëzuar që kanë plotësuar dhe repartin e avancuar. Gjithsesi, lajme të mira bëjnë për Partizani, pasi duke nisur që nga takimi me Flamurtarin do të rritet numri i alternativave për sulmin.
Lukas Kardozo e ka lënë pas dëmtimin që ka pësuar dhe në dy takimet e fundit ka qenë ën stol, por pa u aktivizuar. Braziliani nuk ka zbritur ende në fushë për këtë edicion, por ky pushim duket se i ka shërbyer shumë 24-vjeçarit, pasi duke nisur që nga ndeshje me vlonjatët ai mund të zbresë në fushë, në varësi të situatave.