Hellas Verona bëhet klubi i fundit i Serisë A që përfshin në organikën e vet një futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për mbrojtësin Marash Kumbulla, i cili është vetëm 17 vjeç, por që tani Verona i ka firmosur një kontratë profesioniste.
Deri sezonin e fundit te të rinjtë e Veronës, Kumbulla vjen nga një vit mjaft pozitiv, me 21 ndeshje e 2 gola me skuadrën Primavera, ndërkohë që është edhe pjesë e Shqipërisë U-17.
I lindur në Verona, Kumbulla ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë dhe duhet ndjekur me kujdes, pasi rritja e tij po ecën me ritëm perfekt, siç tregon edhe kontrata që ka firmosur dje me Veronën. Klubi italian ka publikuar firmën deri në verën e vitit 2020, si dhe ka njoftuar se Kumbulla do të jetë pjesë e ekipit të parë në grumbullimin që do të nisë pas pak ditësh në Primiero.
Ufficiale: primo contratto da professionista per il difensore classe 2000 Marash #Kumbulla, in gialloblù fin dai Pulcini.#HVFC pic.twitter.com/4g0zy1C7ZR
— Hellas Verona FC (@HellasVeronaFC) July 6, 2017