Sulmuesi i kombëtares shqiptare Albion Ademi ka lënë pas një dëmtimin e rëndë dhe është rikthyer të luajë me skuadrën e Inter Turkut në Finlandë pas më shumë se shtatë muajsh. Futbollisti 20-vjeçar u aktivizua në ndeshjen e sotme ndaj SJK-së, ku skuadra e tij u mund me rezultatin 2 – 1.
Në të shkuarën Ademi ka qenë pjesë e dy grumbullimeve të kombëtares shqiptare, por në të dyja rastet nuk ka mundur të aktivizohet duket qëndruar në stolin e rezervave deri në përfundim të takimit.
Zhvendosemi në Suedi ku Fidan Aliti vazhdon të jetë pjesë e pandashme e formacionit i titullar te Kalmari. Skuadra ku luan qendërmbrojtësi shqiptar u mund 2 – 0 në transfertën me Djurgarden.