Shqipëria U20 do të zhvillojë ditën e sotme një miqësore me Besën. Ndeshja luhet në stadiumin e qytetit të Kavajës prej orës 15:30, ndërkohë që ka diçka jo normale në gjithë këtë dhe lidhet me faktin që FSHF nuk ka bërë asnjë njoftim.
Asnjë detaj për ndeshjen, jo më që të publikohet lista e futbollistëve që trajneri Ilir Biturku do të ketë në dispozicion. Një situatë e përsëritur dhe media informohet vetëm përmes rrjeteve sociale, ku shumë futbollistë të grumbulluar kanë postuar edhe foto nga grumbullimi. Sa i takon ndeshjes, është klubi kavajas që zbulon detajet.
Një periudhë ku të gjithë e kanë mendjen te kombëtarja e madhe dhe ndeshja me Turqinë, por sigurisht nuk mund të lihen pas dore edhe ato ekipe që sipas trajnerëve punojnë për të furnizuar me lojtarë ekipin tonë kombëtar.