Shqipëria U20 drejt Parisit, konfirmohet një miqësore

Shqipëria U18 zhvilloi dy miqësore me Maqedoninë e Veriut gjatë kësaj jave, ndërkohë që radha është për të zbritur në fushë Shqipëria U20 e drejtuar nga trajneri Ilir Biturku. Vetë FSHF e ka njoftuar diçka të tillë dhe rivali do të jetë Katari U20.

“Shqipëria e 20 vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Ilir Biturku, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Katarin U-20. Kjo miqësore vjen pas një ftese të ardhur nga Federata e Futbollit të Katarit në vazhdim të marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ndeshja miqësore do të zhvillohet më datë 15 Maj, në Marcoussis Center në Paris, në orën 18:00.  Ekipi i trajnerit Biturku do të grumbullohet më datë 13 maj në Paris, ku do të zhvillojë dhe seancat stërvitore deri në ditën e ndeshjes. Për këtë ndeshjes miqësore do të vëzhgohen lojtarë të datëlindjeve 1999-2000, kryesisht nga kampionati shqiptar, për faktin se nuk është një datë zyrtare nga FIFA për ndeshje miqësore”, njofton FSHF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online