Shqipëria U16 ka mbyllur garimin në turneun ndërkohë Etlinger dhe është renditur në vendin vendin e tretë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Elvis Sina u renditën në vendin e dytë në grup dhe sot zhvilluan finalen me vendin e tretë kundër Kroacinë.
Kjo përballje përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Fabijan Paliç shënoi për Kroacinë, por Shqipëria nuk i dorëzua dhe ia doli të barazonte me futbollistin Rrok Toma. Fituesi duhet të vendosej pas gjuajtjes së 11-metërshave.
Lojtarët e kombëtares sonë u treguan të saktë dhe i realizuan të pesta penalltitë, ndërkohë që portieri ynë ndali njërin prej kroatëve dhe në fund festa ishte e gjitha kuqezi.
TURNEU NDËRKOMBËTAR “ETLINGER 2019”
Shqipëri-Kroaci 1-1
Shënues: Toma 48’ / Paliç 31’
SHQIPËRIA U16: Lena, Kreka, Stafa, Abazaj, Halili, Thaleb, Hysenbelliu, Ajazi, Bajraktari, Neziri, Maksuti. Trajner: Elvis Sina