Shqipëria U16 e ka nisur me barazim turneun ndërkombëtar “Etlinger 2019”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Elvis Sina kanë barazuar me rezultatin 2-2 ndaj italianëve të SPAL, që e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Malva mposhti portierin Lena për herë të parë, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë realizoi edhe D’Andrea.
Bajraktari me penallti hapi takimin, kurse Maksuti realizoi golin e barazimit. Një rezultat befasues, pasi kuqezinjtë po luan prej shumë minutash me një lojtar më pak. Kjo ishte ndeshja e parë për Shqipërinë në këtë turne, ndërkohë që është planifikuar që sot prej orës 16:00 të luhet takimi i dytë ndaj Dinamo Brest. Ndeshjet janë 60-minutëshe.
TURNEU NDËRKOMBËTAR “ETLINGER 2019”
Shqipëri-SPAL 2-2
Shënues: Bajraktari 48’ (pen.), Maksuti 56’ / Malva 21’ , D’Andrea 36’
SHQIPËRIA U16: Lena, Kreka, Stafa, Halili, Cipi, Kurbasha, Ajazi, Bajraktari, Kote, Neziri, Cela. Trajner: Elvis Sina