Shqipëria U-16 debuton në turneun që zhvillohet në Kroaci, mbyllet me 4 gola ndaj Lituanisë

Kombëtarja shqiptare U-16 ka barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Lituanisë në sfidën e parë të turneut ndërkombëtar “Vlatko Markovi?” në Kroaci. Në ndeshjen e zhvilluar në kompleksin e Dinamos së Zagrebit, kuqezinjtë e drejtuar nga Agron Kërçova bënë një paraqitje të mirë, por pa mundur dot të merrnin tre pikët.

Formacioni titullar i Shqipërisë U-16 në këtë takim ishte ky: Dervishi, Koleci, Selmani, Çela, Damini, Belloj, O’Boyle, Jaku, Myrta, Kashari, Bode. Përfaqësuesja shqiptare e pa veten në disavantazh shumë shpejt, pasi Lituania shënoi golin e parë në minutën e 7-të me anë të Rybelis. Sikur të mos mjaftonte kjo, në minutën e 17-të, tekniku Kërçova bën një zëvendësim të detyruar duke nxjerrë nga loja O’Boyle, i cili shfaqi probleme fizike dhe hodhi në fushë Metajn.

Me kalimin e minutave djemtë kuqezi e morën veten, duke krijuar volum loje dhe raste për shënim. Si rrjedhojë gjetën edhe golin e barazimit në minutën e 32-të, kur Myrta finalizon me sukses brenda zonës një aksion me kombinime mjaft të bukura. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e barabartë 1-1 dhe vetëm pak minuta pas nisjes së pjesë së dytë, Shqipëria e sheh veten sërish në disavantazh, pasi Lituania shënon golin e dytë me anë të Osipovi? (52’).

Trajneri kuqezi bën disa zëvendësime duke hedhur në fushë fillimisht Kurtin (54’) e Hajdarin (54’) dhe më pas Qoshkun (63’), Isufin (63’) dhe Meçen (63’). Pas një këmbëngulje të gjatë, 16-vjeçarët gjejnë golin e barazimit në minutën e 80-të me autor Metajn. Në minutat e fundit rezultati nuk ndryshon dhe sfida e parë mbyllet me rezultatin 2-2.

Shqipëria është shortuar në Grupin B bashkë me Rusinë, Bosnjë & Hercegovinën dhe Lituaninë. Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur sot, Rusia mundi me rezultatin 3-0 Bosnjë & Hercegovinën.

Ditën e enjte, më 6 maj, Shqipëria U-16 do të sfidojë pikërisht Rusinë me duelin që nis në ora 15:45. Takimi i tretë dhe i fundit për Shqipërinë në grup do të luhet më datë 7 maj ndaj Bosnje & Hercegovinës në ora 10:30.

Lituani – Shqipëri 2-2

Golat: Rybelis 7’, Osipovi? 52’ / Myrta 32’, Metaj 80’

Shqipëria U-16: Dervishi, Koleci, Selmani, Çela, Damini (Kurti 54’), Belloj (Meçe 63’), O’Boyle (Metaj 17’), Jaku (Qoshku 63’), Myrta, Kashari (Isufi 63’), Bode (Hajdari 54’).
Trajner: Agron Kërçova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online