FOTO/ Xhakomo Vrioni ka mësuar shumë nga yjet e mëdhenj, Andrea Pirlo po i beson edhe kundër Milanit

Andrea Pirlo po i beson së tepërmi talentit shqiptar, Xhakomo Vrioni. Ky i fundit erdhi pas një periudhe të gjatë dëmtimi që nga nëntori i 2020. Asokohe po grumbullohej thuajse në çdo ndeshje me Pirlon si trajner në ekipin e parë. Pavarësisht periudhës së gjatë të dëmtimit duket se trajneri i bardhezinjëve i beson shumë lojtarit të Shqipërisë. Në ndeshjen e fundit që Juventusi fitoi kundër Udinezes, Vrioni ishte i vetmi me Correia që ishin ftuar nga të rinjtë.

Por jo vetëm kaq! Pirlo e ka thirrur sërish sulmuesin e Shqipërirsë që të stërvitet dhe përgatitet me yjet e ekipit për ndeshjen e radhës kundër Milanit. Vrioni është shpallur si fitues në stërvitjen e sotme teksa ndan festimin me Ronaldon, Kuadradon dhe shokët e tjerët të ekipit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online