“Nuk flasim në intervista, por jemi më të mirët”! Murataj tregon Partizanin: Çunat janë të bindur se shpallen kampion

Mesfushori Valentino Murataj i shtoi më tepër cilësinë Partizanit të Ilir Dajës. Pas shkëlqimit me ekipin e Bylisit erdhi transferimi në kryeqytet, atje ku sërish arriti që të tregonte vlerat në fushën e lojës. Kur kanë mbetur pak ndeshje nga fundi i kampionatit, Murataj është i bindur se Partizani do të shpallet kampion. Sipas tij të kuqtë janë ekipi më i mirë në Superiore dhe këtë e kanë treguar në fushë.

“Ne kemi shumë kualitete në ekip për të zgjidhur ndeshjen. Çunat janë të bindur se do të dalim kampion. Në çdo ndeshje kemi treguar se jemi të fortë se çdo kundërshtar duke i mundur dhe me lojë dhe me rezultat. Objektivi ynë i vetëm është titulli kampion dhe për këtë arsye duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Tani janë të rëndësishme pikët, por ne i kemi të dyja, edhe lojën e bukur edhe pikët. Kujt i druhemi? Vetëm Partizanit! Nuk po e themi këtu në intervista, por e kemi treguar në fushë se jemi më të mirët”, tha Murataj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online